13, Shkurt 2026
10 Audi Q3 2026 të reja tani në flotën tonë
Flota jonë është zgjeruar me 10 njësi të reja të modelit Audi Q3, duke ofruar standard të lartë luksi, sigurie dhe performance për klientët tanë. Me dizajn modern dhe sportiv, drita LED karakteristike dhe linja elegante, Audi Q3 2026 garanton prezencë premium në çdo rrugë. Interieri i sofistikuar me ekran digjital, sistem multimedial të avancuar, hapësirë të bollshme dhe ulëse komode e bën ideal për udhëtime biznesi apo familjare.

Vozitja është e qetë dhe e sigurt falë transmisionit automatik, motorit efikas dhe sistemeve moderne të asistencës në rrugë. Konsumi ekonomik i karburantit dhe stabiliteti i lartë e bëjnë të përshtatshëm si për qytet ashtu edhe për distanca të gjata në Kosovë.

Ju mund ta rezervoni Audi Q3 2026 direkt në Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari, me një proces të shpejtë dhe të thjeshtë marrjeje dhe dorëzimi të veturës. Zgjidhni komoditetin dhe sigurinë që nga momenti i mbërritjes suaj dhe shijoni eksperiencë premium me shërbimin tonë Rent a Car.